Ditën e djeshme u dha alarmi për rritje temperaturash në vlera ekstreme në Europë.
Specialistët e motit paralajmëronin për një valë të nxehti me vlera maksimale deri në 38 gradë celsius.
Ndërkohë në Shqipëri, moti do të jetë më i qëndrueshëm këtë fillim jave.
Në fillimin e javës vendi ynë do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme, më të freskëta, të cilat do të kushtëzojnë mot me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Ditën e martë dhe të mërkurë moti do të mbetet pjesërisht i qëndrueshëm, ku reshjet do të jenë të izoluara në zonat malore. Temperaturat do të jenë në rënie. Ndërsa duke nisur nga dita e enjte, një tjetër rekord i të nxehtit afrikan do të përfshijë vendin tonë.
Temperaturat do të jenë të larta, duke regjistruar vlera nga 35 gradë në veri deri në 40-41 gradë celcius në zonat e ulëta.