Politika I pari i listës së Vlorës, Agron Shehaj arsyeton votat pro Ruçit

I pari i listës së Vlorës, Agron Shehaj arsyeton votat pro Ruçit

Agron Shehaj deputeti i PD, i pari i listës së Vlorës ka shkruar një tjetër status i shqetësuar për thikat pas shpine që po i bëhen grupit parlamentar të PD, i cili në fakt sipas biznesmenit nuk është ashtu si duket.

Pa dashje Shehaj ka bërë një lapsus të vogël kur thotë që vota “pro” Gramoz Ruçit nuk ishte për të, por kundër PD.

Statusi në Facebook

PD NË SHËNJESTËR!

Mundësia që dy deputetë të PD-së kanë votuar në favor të ish-ministrit të diktaturës është shumë e rëndë. Im gjysh ka vdekur në burgjet e diktaturës dhe unë jam i pari që jam i indinjuar për atë çfarë ndodhi, por këte indinjatë nuk duhet ta shndërrojmë në histerizëm.

Pa patur ndërmend të justifikoj ata 2 të pabesë, mendoj se vota e tyre nuk ka qenë pro Ruçit ( i cili i kishte votat për t’u zgjedhur) por ka qenë kundër grupit të PD-së dhe PD-së në përgjithësi.

Kështu që të dashur miq mos të bëjmë lojën e kundërshtarëve të vërtetë të PD-së, të brendshëm (shumë pak) dhe të jashtëm (të shumtë në numër dhe të vendosur për të na përcarë dhe për të na dobësuar.)