Kryesore I riu nga Tirana që u shërua nga koronavirusi: Humba shokun e...

I riu nga Tirana që u shërua nga koronavirusi: Humba shokun e dhomës

Erind Cara, është një nga pacientët e shëruar nga COVID-19. I riu nga Tirana tregon se ka qëndruar 10 ditë në terapi në Spitalin Infektiv dhe tashmë rezulton negativ. Erindi tregon se, mes atyre që kanë humbur jetën në spital, është dhe një i ri që nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër. Për këtë arsye, ai u bën apel të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Postimi i të riut të shëruar:

Sot pas 10 ditesh ne terapi prane Spitalit Infektiv ne QSUT dhe pas rezultatit te dy testeve që rezultuan negativ ndaj COVID-19, mund të them qe betejen time e fitova dhe po kthehem ne shtëpi i qetë dhe me shëndet të plotë. Por humba dhe miq te cilet i njoha gjate kesaj beteje që nuk ja dolën, dhe pse luftuan deri ne frymen e fundit bashke me Mjek e Infermier!

Te dashur miq! Un fitova betejen me Covid-19, por për të fituar luften duhet kontributi i të gjithve NE. Nuk kërkohet asgjë e jashtëzakonshme në këtë luftë, por vetëm një gjë, që të gjithë kur nuk e kemi e duam aq shumë: Te qendrojmë ne shtëpi dhe te kalojmë kohë me familjarët tanë.

Më parë kishim qindra justifikime, puna, koha, pamundesia, lodhja etj. Sot ështe momenti i duhur të japim dhe marrim dashuri, te bisedojme me njeri-tjetrin, t’u tregojme sa shume i duam. Po, po sa shumë i duam prinderit, motrat, vllezërit, gjysherit, miqtë e te gjithë ata qe ne konsumojmë me ta gjenë më të rendesishme “KOHËN”!

Dy fjale për ata që mendojnë se ky virus është diçka pa rëndesi! Qëndroni ne shtëpi!

Ky virus nuk të jep një mundesi të dytë. Shoku im i dhomës ishte nje djalë i ri, qe nuk kishte asnje semundje të mëparshme, kishte nje familje te mrekullueshme, nuk i mungonte asgje, por ky virus i rëndoi shëndetin. Nje frymenarrje të thellë thjesht kerkonte! Luftoi, luftoi deri ne frymen e fundit sepse ishte larguar pa u pershendetur me askend, kishte ardhur se nuk ndjehej mirë, siç mund te jemi secili nga ne. Por mbrem ai u dorzua, nuk ia doli dot, la cdo gje mbrapa dhe koronavirusi e mori pa mëshirë edhe pse ishte i ri dhe i shendetshëm PRANDAJ, QENDRONI NE SHTEPI!

Për disa të rinj të fort, e të shëndetshëm si unë, qendroni në shtepi, mendoni për familjarët tuaj, prinderit, gjysherit imuniteti i te cilëve është më i dobët dhe COVID-19 e ka më të thjeshtë për ti marrë në gjirin e tij.

NDAJ QENDRONI NE SHTEPI PER TE DASHURIT TUAJ

Dy fjale të sinqerta për njerzit më të rendesishem në këtë lufte, mjekët, infermierët, farmacistët, sanitarët dhe te gjithë ato qe sherbejnë dhe kontribuojnë në këtë luftë kundër Covid-19. Ata janë front në vijën e parë të kësaj beteje 24/24 për te dhënë më të mirën e tyre edhe pse rreziku është shume i lartë. Te mendosh se dhe ata kanë lëne çdo gje familjen, prinderit, femijet, vellezerit , motrat , per te qen aty per tu sherbyer pacienteve te tyre, atyre qe nuk e donin kete virus, por ai erdhi dhe i infektoj, por do iu sherbejë dhe atyre që thonin “Nuk na ben gjë ne Virusi “se kur të arrish atje kërkon vetëm mëshirë, ndihme dhe përkundesje, kupton sa e rëndesishme është JETA, por qe tani nuk është vetem ne doren tënde, por te Mjekve, Infermierve, Koronavirusit dhe Zotit lart në qiell, qe po na jep sinjalet e tij të kuptojmë sa e rendesishme eshte JETA, gjë të cilën e kishim harruar sepse na “mbyten“ angazhimet, punet, facebook, instagram, kafet dhe gjerat e pa rendesishme.

Duhet të qendrojmë në shtepi qe keta Infermier, Mjek të jenë sa më pak të rrezikuar. Një falenderim i veçantë shkon për Stafin e Spitalit Infektiv: Dr Najaden, Dr Arjanin, Dr Gentin etj Infermieret Semi, Dasho, Lukja, Eni, Emanuela, e te tjere. Ju Falenderoj pa mase për çdo gje qe po bëni në ato kushte aq të veshtira!