Një prift italian 72-vjeçar është ndarë nga jeta pasi nuk ka mundur të fitojë betejën me koronavirusin.
Giuseppe Berardelli nga rajoni i Lombardisë, hoqi dorë nga respiratori të cilin ia kishte mundësuar famullia pasi gjendja e tij ishte e rëndë, duke ia dhënë një tjetër pacienti që kishte nevojë dhe që ishte në moshë të re.
Rasti i jashtëzakonshëm u zbulua nga prifti jezuit James James Martin, nga SHBA, një këshilltar i Sekretariatit për Komunikime të Vatikanit, ndërsa ishte revista italiane e lajmeve Araberara që e raportoi lajmin.
Martini në një mesazh në Twitter shkoi se gjesti i tij e bën atë që cilësohet si “Martir i Bamirësisë”.