Kanë dalë pamjet ku policia e Tiranës shoqëron 42-vjeçarin Klered Bozhanaj. Ai u arrestua në shtëpinë e tij, në zonën e Kinostudios, 24 orë pasi plagosi me armë zjarri efektin e policisë, Edlir Alleshi.
Teksa mbetet e paqartë se ku i kaloi 24 orët pasi tentoi të vriste Alleshin, në pamje ai shfaqet i veshur me rroba shtëpie e shapka me gisht.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:55 të së mërkurës, në rrugën Hysen Xhura.
Efektivi Alleshi së bashku me kolegët e tij po patrullonin në zonë, kur dalluan sjellje të dyshimta nga ana e 42-vjeçarit. Sapo pa policinë Bozhanaj u largua me vrap duke iu drejtuar pallatit të tij.
Kur Alleshi iu afrua, ai hapi zjarr me pistoletën që mbante me vete, duke qëlluar 2 plumba në drejtim të efektivit.