Aktualitet Vritet me armë zjarri një 33-vjeçar në Shkodër

Vritet me armë zjarri një 33-vjeçar në Shkodër

Një 33-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri dhe viktimë nga të shtënat ka mbetur Valter Fierza.

Rrethanat e krimit ende nuk dihen.

33-vjeçari është gjetur i vrarë jashtë makinës së tij, në afërsi të kishës së fshatit.

Mësohet se kanë qenë familjarët e tij që e kanë gjetur të riun dhe kanë njoftuar policinë. Paraprakisht nuk rezulton që viktima të ketë precedentë penalë.

“Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Valter Fierza, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia e Shkodrës.