Aktualitet I vodhën biznesin dhe më pas e kërcënuan, në pranga 4 persona...

I vodhën biznesin dhe më pas e kërcënuan, në pranga 4 persona në Fushë Krujë

Parandalohet ngjarja kriminale në Fushë Krujë, 4 persona kërcënojnë pronarin e biznesit të tërheqë kallëzimin

Katër persona në Fushë Krujë janë arrestuar nga policia, pasi kërcënuan pronari e një biznesi për të tërhequr kallëzimin që kishte bërë për vjedhje.

Sipas policisë, 42-vjeçari me iniciale S.H. dyshohet se kishte vjedhur një njësi tregtare makinash në pronësi të B.H. Ky i fundit kishte bërë kallëzim në polici pikërisht për 42-vjeçarin S.H.

Por autori i dyshuar, së bashku me 3 persona të tjerë që janë E.B. 25 vjeç, A.H. 18 vjeç dhe A.H. 18 vjeç, ka kanosur me armë zjarri shtetasin B. H., për të tërhequr kallëzimin.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi S. H. ka kultivuar bimë narkotike që janë gjetur në fshatin Picrragë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, 2 celularë dhe bimët e dyshuara narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.