Policia në Tiranë ka vënë në pranga dy persona që i kanë vendosur lëndë djegëse në derë një gruaje në Tiranë.
Njoftohet se në pranga janë vënë A. D., 34 vjeç, banues në Vorë, dhe A. E., 33 vjeç, banues në Tiranë. Dy të arrestuarit dyshohet se i kanë djegur derën e banesës gruas që ka bërë denoncimin për motive pronësie.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se, një prej tyre, 34-vjeçari A. D., mund të jetë autori i një ngjarjeje tjetër të ndodhur në kryeqytet më 28 nëntor.
Më konkretisht bëhet fjalë për vendosjen e një sasie lënde plasëse në rrugën “Sali Butka”.