Aktualitet I vuri eksploziv në banesë policit dhe një qytetari në vitin 2020,...

I vuri eksploziv në banesë policit dhe një qytetari në vitin 2020, arrestohet 33-vjeçari

Dy shpërthime me lëndë eksplozive të ndodhura në vitin 2020 në Shkodër janë zbardhur.

Dedë Nika i dyshuar për vendosje të eksplozivit në banesën e një punonjësi Policie, si dhe në banesën e një qytetari është arrestuar.

Mbi të rëndojnë akuzat “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake shpërthyese”, kryer në bashkëpunim.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesazhi”, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 33-vjeçarit, i dyshuar si autor i vendosjes së lendës eksplozive, e cila ka shpërthyer në banesën shtetasit P. M., me detyrë oficer Policie ne Komisariatin e Policisë Shkodër, dhe në banesën e shtetasit Z. B., ngjarje të ndodhura në datë 4 Janar 2020, në qytetin e Shkodrës”, njofton policia.