Aktualitet Operacioni “Fijet”, hiqen 39 kamera sigurie nga lagjet e Korçës e Pogradecit,...

Operacioni “Fijet”, hiqen 39 kamera sigurie nga lagjet e Korçës e Pogradecit, 9 persona nën hetim

Është finalizuar faza e pestë e operacionit policor të koduar “Fijet” për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave në Korçë dhe në Pogradec.

Gjatë fazës së pestë të këtij plani operacional, në Korçë, në lagjet nr. 2, 4, 5, 7, si dhe në fshatin Dishnicë, Korçë, janë çmontuar 21 kamera, si dhe janë në hetim, Zamir Muslli, Albina Qiraxhi, Gentian Çipi, Romeo Staravecka, Gjergji Romaçka, Petrit Bregu dhe Marius Dvorani.

Plani operacional ka vijuar në Pogradec ku u çmontuan dhe u sekuestruan 18 kamera të vendosura në lagjen nr. 1, Pogradec. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim Arben Berberi dhe Nevrus Llapushi.

Rezulton se disa prej tyre janë persona me precedentë penalë.

Materialet i kaluan prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.