Shqiptari Ardian Rragami, 47-vjeç është dëbuar nga Britania e Madhe, pas apelit që gruaja e tij u bëri autoriteteve vendase.
Rragami ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, por ishte duke përdor dashurinë për familjen si një argument kundër ekstradimit të tij në Shqipëri.
Ardian Rragami është filmuar duke i nxjerrë thikën gruas së tij, ndërsa më parë ai ka qenë në gjyq me shtetin britanik, pasi kishte kërkuar anulimin e vendimit për të mos u deportuar nga Anglia me argumentin se largimi i tij do e ndante nga familja.
Ai u ekstradua për herë të parë nga Britania në Shqipëri në vitin 2009 për të vuajtur një dënim 15 vjeçar për një vrasje.
Por pasi kaloi vetëm 4 vite në burg u rikthye për të jetuar në Britaninë e Madhe.
Duke u prezantuar si një refugjat kosovar me emrin ‘Ardian Gashi’, ai shkoi për herë të parë në Angli pasi vrau fqinjin e tij në një lokal në Shkodër në vitin 1998.
Në vitin 2000, Rragami u dënua me 15 vite burg në mungesë, por nuk u ekstradua në Shqipëri deri në vitin 2009, ku vuajti vetëm një pjesë të dënimit të tij.
Ai kaloi kufirin në vitin 2016 dhe shkoi në Wickford, Essex me gruan e tij britanike Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat e tyre, 13 dhe 15 vjeçe.
Rragami u arrestua në qershor të atij viti, pasi “Daily Mail” zbuloi se ishte kthyer në Britani pas ekstradimit të tij.
47-vjeçari u lirua me kusht dhe iu vendos një byzylyk elektronik.