Ndaj Osasunas Lionel Messi u rikthye te goli në La Liga, një gol i bukur nga distanca të cilin ylli argjentinas ja dedikoi bashkëkombasit të tij Diego Armando Maradona i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Pas golit “Pleshti” hoqi fanellën e Barcelonës për të treguar një tjetër të veshur nga Maradona te Newell’s, klubi ku edhe Messi hodhi hapat e tij të parë në fushën e blertë.
Për këtë gjest Messi është gjobitur nga La Liga me 3 mijë euro sepse rregullat e sponsorizimit përcaktojnë qartë se nuk duhet të zbulosh emra kompanish apo logo jashtë La Liga.
Messi e bëri këtë dhe duhet të paguajë gjobën modeste, e cila ka ngjallur edhe indicie për shaka në rrjetet sociale. Paga e Messit në javë është 565 mijë euro dhe në një llogari të thjeshtë kapiteni i Barçës e paguan atë për 12.7 minuta, që mund të jetë koha kur ai shkon në tualet në mëngjes.