Zllatan Ibrahimoviç ka veshur zyrtarisht ‘kostumin’ e Cardinales te Milani. Në verë ish-sulmuesi do të drejtojë sektorin tekniko-sportiv dhe do të marrë vendime të rëndësishme.
Cili është roli i Ibrahimoviçit te Milani? Tifozët kuqezi, në momentin e rikthimit të suedezit si drejtues në klub, e dinin që ai nuk ishte thjesht një konsulent. Ata e kuptuan nga fjalët e Kardinales se Ibrahimoviç do të ishe zëri i tij te Milani. Skuadra e sezonit të ri do të ketë dorën e ish-sulmuesit, duke filluar nga trajneri.
“Pioli është trajneri ynë, jemi të kënaqur me të”, ka thënë ai para pak ditësh. Një deklaratë që duket se ka një datë skadence. Zllatani nuk është një njeri banal, ai do të jetë fuqiplotë dhe nga vera do të përpiqet të lërë shenjë. Duke filluar nga merkatoja, me lëvizjet kryesore. Gjithë sektori tekniko-sportiv do të jetë nën kontrollin e tij.
Për trajnerin e sezonit të ri, Ibrahimoviç dëshiron një emër të madh dhe i preferuari është gjithmonë Antonio Conte. Italiani dëshiron të kthehet në stol, nuk i ka fshehur ambiciet, por dëshiron një skuadër Championsi.
Vullneti i Ibrahimoviçit është i qartë dhe shumë gjëra duhen vënë në vendin e vet. Sepse në merkato Conte do të kërkojë investime serioze. Për momentin, e vetmja gjë e sigurt është se influenca e suedezit te Milani do të jetë shumë e madhe.