“Jam si Benjamin Button, gjithmonë i ri!” Zlatan Ibrahimovic e përkufizoi kështu veten dy ditë më parë, teksa bilanci i tij që nga janari e tej është 9 gola dhe 5 asiste, edhe pse mosha po i afrohet të 39-ve…
Zlatan dëshiron të qëndrojë në Milano, Milani dëshiron ta mbajë Ibrën, kështu që duke u nisur nga ky vullnet i përbashkët, duhet të fillojnë negociatat midis palëve për të arritur një marrëveshje.
Tani gjithçka që duhet bërë është të mblidhen rreth një tryeze dhe të mbërrijë një nënshkrim i pritur me padurim nga të gjithë, sidomos trajneri Pioli dhe shokët e ekipit, por pa harruar tifozerinë kuqezi.
Këtë mëngjes, La Gazzetta dello Sport sqaron se kontrata e re mund të çojë në një rrogëj prej 5 mln euro në sezon për gjigantin suedez, me bonuse të majme të përfshira në sajë të paraqitjeve, golave dhe objektivave.
Kontaktet midis Paolo Maldini dhe agjentit të lojtarit, Mino Raiola janë të vazhdueshme dhe takimi vendimtar mund të organizohet brenda ditëve të ardhshme.
Nesër Ibra do të luajë ndeshjen e fundit të këtij sezoni dhe menjëherë pas kësaj do të shkojë me pushime, duke ia besuar të ardhmen e tij agjentit.
Kontrata e re që do të nënshkruajë pritet të jetë 2-vjeçare, me mundësi për t’u bërë drejtues në vitin e dytë dhe vazhduar te Milani një karrierë të re.