Çështja e ndarjes së Mauro Icardit me Wanda Nara-n ka pushtuar mediat rozë të cilat nuk përtojnë të merren me këtë rast duke hyrë deri në detaje.
Së shpejti do të zyrtarizohet divorci mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi. Ose të paktën, në Argjentinë janë të sigurt se gruaja-agjente e sulmuesit të PSG-së tashmë po mendon për ndarjen, pasi ka zbuluar tradhtinë e tij. Për këtë arsye, dhe jo për të bërë paqe, sulmuesi i PSG-së fluturoi nga Parisi në Milano, duke anashkaluar dy seanca stërvitore.
Tashmë po shfaqen gjëra tronditëse. Sipas programit televiziv “Los Angeles de la mañana” (LAM), flitet për një ndarje të “60 milionë eurove prona dhe para, me gjithçka tjetër që mund të kenë në formë bizhuterish, veprash arti, etj”.
Të dy mund të divorcohen në Francë, pavarësisht se dasma më 2014 u zhvillua në Buenos Aires, Argjentinë. Ndërkohë, Wanda u largua nga Milano, duke ndarë një video enigmatike në rrjetet sociale.
“Telenovela” bëhet edhe më e ndërlikuar me zbulime të tjera “djegëse”.
Para se të paraqiste kërkesën për divorc, Wanda dyshohet se punësoi një hetues privat për të mbledhur prova dhe për të konfirmuar dyshimet e saj. Detektivi ia doli të hakonte telefonin e burrit të saj. Kështu, aty zbuloi mesazhet e Kina Suarez.
“Nuk ka vetëm mesazhe të drejtpërdrejta në Instagram, por edhe në Telegram, dhe telefonata që Wanda i zbuloi më vonë, – saktëson LAM. – Icardi dhe Suarez nuk kanë pasur kurrë marrëdhënie seksuale, ajo i dërgoi fotografi nga seti dhe ai nga stërvitjet e tij”.
Sipas medias argjentinase, aktorja i shkruante sulmuesit në “Telegram” për t’u takuar në një vend që nuk e njihte askush, në një diskotekë.
“Një ditë ti dhe unë duhet të takohemi për të festuar, – është një nga mesazhet e dërguara nga Eugenia Suarez për sulmuesin e PSG, – në një pjesë të botës ku askush nuk të njeh”.