Mauro Icardi vijon të jetë një tema kryesore në kampin zikaltër.
Komentet e bëra nga bashkëshortja e futbollistit, Wanda Nara, të dielën se Icardi do të qëndrojë tek Inter edhe sezonin e ri duket se kanë shkaktuar acarim tek drejtuesit.
Drejtori i përgjithshëm i Inter, Beppe Marotta, ka paralajëmruar Icardin para fillimit të ndeshjes me Lecce-n se nuk do të mirëpritet në kampin zikaltër.
“Unë gjithashtu mund të mohoj kategorikisht se dikush në klub i tha Icardi të qëndrojë në Inter, veçanërisht presidenti Steven Zhang. Strategjia që Inter ka marrë është e saktë dhe ne e kemi komunikuar qartë në kornizën e duhur kohore. Ne do të vazhdojmë kështu deri në fund dhe askush në Inter nuk mund ta ndryshojë këtë tryezë të përbashkët që ndahet nga të gjithë. “