Sport Icardi ul Interin: PSG, skuadra më e mirë ku kam luajtur

Icardi ul Interin: PSG, skuadra më e mirë ku kam luajtur

Për Mauro Icardin nuk ka krahasim: PSG është skuadra më e mirë për të cilën ka luajtur ndonjëherë, që përkthehet se Interi i tij ka qenë në një nivel më të ulët.

Deklaratat, sulmuesi argjentinas i bëri pas dygolëshit që shënoi në fitoren 4-0 të PSG ndaj Marseille.

“PSG është skuadra më e fortë ku kam luajtur, ndihem shumë mirë në Paris dhe merrem vesh shumë mirë me shokët e ekipit”, tha ish-kapiteni i Interit.

“Kam luajtur më parë me futbollistë fantastikë, por PSG është sigurisht skuadra më e mirë me të cilën kam luajtur”, shtoi Icardi.