Policia thotë se e ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në zonën e Laprakës ku mbeti e vrarë me armë Briselda Gjikola dhe u plagos shtetasi Erion Bengo.
“Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin, ku për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera. Autori dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasve B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç, të cilët ndodheshin së bashku në një mjet në zonën e Laprakës. Si pasojë e të shtënave shtetasia B. Gj., ndërroi jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna intensive për kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore” – thuhet në njoftimin e policisë.