Politika Idrizi: Republika e re fillon nga reforma në drejtësi

Idrizi: Republika e re fillon nga reforma në drejtësi

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi në një takim me strukturat në degën e Tiranës, deklaroi se reforma në drejtësi është mënyra e vetme me të cilën kalohet kriza politike dhe rruga e vetme për të krijuar republikën e re.

Idrizi i  kthen në një farë mënyre përgjigje kreut të opozitës Basha, i cili gjatë fjalimeve në protestat para kryeministrisë, ka bërë thirrje për ndërtimin e një republike të re.

Sipas Idrizit Kuvendi i Shqipërisë, e dini shumë mirë që ka krizë, pasi është bllokuar reforma në drejtësi.

“Ju ftoj të bashkoheni me PDIU për forcimin e demokratizmit të vendit. Këtë krizë nuk mund të bëjmë sikur nuk e shohim. Kuvendi i Shqipërisë, e dini shumë mirë që ka krizë, pasi është bllokuar reforma në drejtësi. Nuk merrem me retorikë kush e ka bllokuar, – ka pohuar Idrizi. – Rithemelimi i reformës në drejtësi vjen vetëm me zbatimin e reformës në drejtësi”.