Interi është duke përshpejtuar procedurat për rinovimin e kontratës së kapitenit Mauro Ikardi. Kjo sepse interesi i skuadrave të tjera është i madh dhe zikaltrit janë gati që të vendosin një klauzolë të madhe prej 180 milionë euro.
Mesazhet e fshehura që ka lënë të nënkuptohen nga agjentia dhe bashkëshortja e kapitenit, kanë bërë që familje Zhang të ndërhyjë menjëherë dhe t’i japë drejtimin e duhur situatës. Java tjetër mund të jetë deçizive për argjentinasin. Kështu numri 9-të i Interit do të përfitojë 7 milionë euro në sezon dhe klauzola e tij do të shkojë nga 110 në 180 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet akordi mes palëve, pasi Wanda Nara ka kërkuar rrogë më të lartë diku tek 9 deri në 10 milionë euro. Kapiteni zikaltër edhe nëse nuk do të ketë një rinovim kontrate e ka shumë të thjeshtë të gjejë një shtëpi të re ku mund të fitojë më shumë para dhe trofe.