Sport Iker Casillas shpall kandidaturën për president të Federatës Spanjolle

Iker Casillas shpall kandidaturën për president të Federatës Spanjolle

Iker Casillas, pritet të jetë rivali i Luis Rubiales në zgjedhjet e ardhshme për president të Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF). Ish portieri i Real Madrid, i cili aktualisht aktivizohet me ekipin portugez  të Porto-s, pritet t’i japë fund  karrierës si futbollist për tu bërë presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Spanjës. Sipas gazetës spanjolle El Larguero, Casillas, tashmë ia ka komunikuar vendimin e tij, Këshillit Kombëtar të Sportit.

Në një sondazh të realizuar nga MARCA, 94 qind e të pyeturve treguan hapur mbështetjen e tyre për kandidaturën hipotetike të Casillas. 38-vjeçari tashmë është takuar me disa nga ish-kolegët e tij të kombëtares, në mënyrë që ta ndihmojnë në garën për president.

Iker Casillas ka fituar gjithçka në karrierën e tij si në klube dhe me kombëtaren. Është shpallur portieri më i mirë i botës katër herë radhazi. Ka fituar dy herë Evropianin dhe një herë Kupën e Botës. Pesë herë La Liga, tre herë Champions- in, 4 herë Superkupën dhe dy herë Kupën e Mbretit.