Medikamenti kundër Ebolës është tani për tani ilaçi më i mirë për trajtimin e koronavirusit të ri “Covid-19”. Lajmi u bë i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të mërkurën, pasi një numër i madh pacientësh në Kinë dhe më pas në Itali u përmirësuan ndjeshëm pas trajtimit me Remdesivir.
Antivirali i prodhuar nga kompania amerikane “Gilead Science” ia ka ka kaluar edhe ilaçit kundër HIV-it, duke rezultuar si mjekimi me efektiv. Remdesivir, një ilaç eksperimental i zhvilluar për të luftuar virusin Ebola, aktualisht po kalon në provë klinike në SHBA, i pari i këtij lloji në Amerikë.
“Tani ekziston vetëm një ilaç që ne mendojmë se mund të ketë efikasitet kundër koronavirusit dhe ne mendojmë se është Remdesiviri”, tha në një konferencë shtypi në Pekin, ndihmësi i drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së Bruce Aylward.
Kompania që e prodhon, “Gilead” nisi të bashkëpunonte me autoritetet shëndetësore kineze në fund të janarit, duke testuar pacientët me Covid-19, sëmundja që shkakton koronavirusi. Në fillim të këtij muaji, Instituti Amerikan i Shëndetit i SHBA (NIH) njoftoi se Remdesivir mund të parandalonte koronavirusin tek majmunët