Gazetarja Ilda Bejleri nuk i ka pritur mirë komentet e komentatorit Dritan Shakohoxha, që deklaroi se ai e ka larguar nga puna.
Nga Greqia ku po kalon pushimet, Ilda ka ironizuar duke thënë se “nga puna të marrin dhe të heqin pronarët dhe jo komentatorët e ndeshjeve” shkruan Ilda teksa shkel syrin.
Pak momente më parë i ftuar në “Pushime on top”, “Shako”, pranoi se Bejleri nuk e priti mirë lajmin, ndërsa e justifikoi vendimin duke thënë se “unë jam trajner përveçse brigadier dhe në periudhën e verës rikompozojmë skuadrën”.
Ilda pritet t’i bashkohet emisionit “E Diel”, në krah të moderatorit Edi Manushi.