Ilda Bejleri e ka mbajtur gjithnjë larg vëmendjes jetën e saj private, por në ditëlindjen e vajzës së saj Siena, ajo u paraqit për herë të parë në publik me partnerin e saj, sipërmarrësin Ardit Kraja.
Ata festuan ditëlindjen e parë të Sienës në një ambient me miq dhe të afërm.
Në rrjetet sociale qarkulluan disa video dhe foto, në të cilat çifti feston 1-vjetorin e vajzës.
Ilda zgjodhi një fustan elegant të bardhë, ndërsa partneri i saj, një veshje më casual.
Moderatorja u bë nënë në gushtin e vitit të kaluar.