Kulturë Dua Lipa dhe Bebe Rexha, pjesë e nominimeve të “MTV VMA 2023”

Dua Lipa dhe Bebe Rexha, pjesë e nominimeve të “MTV VMA 2023”

Nominimet për MTV Video Music Awards 2023 janë publikuar zyrtarisht.

Në mesin e shumë artistëve më të suksesshëm të momentit, të nominuara janë edhe këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa e Bebe Rexha.

Dua Lipa është nominuar gjithsej në dy kategori të “MTV VMA 2023”, në atë të “Këngës më të mirë pop” si dhe për “Këngën me koreografinë më të mirë” të realizuar nga Charm La’Donna – që të dy nominimet shkojnë për këngën “Dance the night”.

Edhe Bebe Rexha e ka siguruar emrin e saj brenda nominimeve. Këtë sukses ia solli kënga “I’m Good (Blue)”, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me artistin francez, David Guetta.

Dyshja, Rexha e Guetta janë nominuar në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë”.

Ashtu siç edhe pritej, këngëtarja Taylor Swift ka kryesuar me nominimet e këtij viti me tetë copë në kategori të ndryshme, duke përfshirë “Artisten e vitit”, “Videon e vitit” dhe “Këngën e vitit”.

Ajo ndiqet nga SZA me gjashtë nominime.

Po ashtu, Nicki Minaj, Doja Cat, Kim Petras, Miley Cyrus, Olivia Rodrigo dhe Sam Smith morën nga pesë nominime, ndërsa Blackpink, Diddy dhe Shakira secili rezervuan nga katër.

Evenimenti i VMA të MTV do të zhvillohet të martën e 12 shtatorit.