Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ndodhet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, duke lexuar aktet e dosjes hetimor.
Kjo pasi Beqaj nuk ka pranuar të paguajë të marrë dosjen me 700 fashikuj që SPAK po i bën gati t’i dorëzojë në Gjykatën e Posaçme me kërkesën për të filluar gjykimin.
Sipas avokatit të Beqajt “pagesa prej 1.2 milionë lekë është një faturë e kripur dhe kjo situatë është skandaloze dhe e pakuptueshme”.
Beqaj dhe avokatit të tij do t’i duhet të njihen me aktet dhe e premtja është dita e fundit kur mund të dorëzojnë pretendimet për hetimet e Prokurorisë para se dosja të paraqitet në GJKKO për nisjen e gjykimit.