Kryesore Qeveria emëron Gentian Gjylin si drejtorin e ri të ARRSH

Qeveria emëron Gentian Gjylin si drejtorin e ri të ARRSH

Qeveria ka emëruar Gentian Gjylin si drejtor të ri të Përgjithshëm të Autoriteti Rrugor Shqiptar. Emërimi i tij në këtë detyrë vjen pas arrestimit të Evis Berberit nga SPAK një javë më parë.

Gjyli është një emërim i brendshëm në radhët e ARRSH. Më parë ai ka mbajtur postin e shefit të sektorit të projekteve dhe së fundmi atë të zv.drejtorit të përgjithshëm të ARRSH.

Gjyli tashmë do të jetë kreu i një prej institucioneve me portofolin më të madh të shtetit shqiptar. Gjatë vitit në vijim ARRSH pritet të tenderojë mbi 200 milionë euro kontrata për ndërtim rrugësh duke përfshirë tenderat për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës dhe atë Elbasan-Qafë Thanë.

Këto tendera janë lajmëruar tashmë në regjistrin e parashikimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe pritet që të zhvillohen gjatë muajve në vijim.