Extra Ilir Shaqiri zbulon dy finalistët e BBVIP dhe kë zgjedh mes Romeos...

Ilir Shaqiri zbulon dy finalistët e BBVIP dhe kë zgjedh mes Romeos dhe Donaldit

Koreografi Ilir Shaqiri ishte i ftuar sot në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, pas një shkëputje të shkurtër nga ekrani.

Ai nuk ka shpëtuar pa komentuar këtë edicion të Big Brother.

I ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, Ilir Shaqiri u shpreh i bindur se Romeo dhe Juli do të jenë në finale, ndërsa bëri edhe një krahasim mes dy binjakëve në lojë.

“Juli dhe Romeo janë finalist pa diskutim. Presim çfarë do ndodhë. Juli ka një lloj ftohtësie dhe arsyetimi që mendoj se ngjason pak me atë timin. Kurse Romeo filloj si Skoda, por po kthehet në Lamborgini. Ka marrë hov së fundmi, ka rritur figurën e tij, mënyrën e të folurit, të arsyetuarit, sepse nuk e filloj kështu. Kurse ai tjetri, Donaldi duke u kthyer mbrapsht në atë që është kujtesa ime për debatet dhe ndjesitë, e shikoj shumë të kompletuar, shumë me lart sesa Romeo”, tha Iliri.

Koreografi Ilir Shaqiri ishte i ftuar sot në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, pas një shkëputje të shkurtër nga ekrani.

Mes të tjerash, Ilir Shaqiri sqaroi edhe deklaratat e ndërsjella mes tij dhe Albi Nakos.

“Unë me Albin kam punuar në Itali, në një trup baleti ka qenë balerinë, unë si koreograf. E njoh shumë mirë dhe më njeh kush. Atë që i kam thënë, mes dy profesionistëve duhet të ketë respekt. Karrigia ku ulej dhe rëndësia që iu dha e detyronte të ishte pak më thumbues, pak më intrigant për atë që ishte personazhi i tij.

Unë me Albin nuk kam asnjë lloj problemi. Nuk e mbaj mend mirë çfarë vendi kishte te leva Albi, por nuk mbaj mend të ketë qenë ndonjë kërcimtar i rreshtit të parë”.