Prej disa ditësh po përhapet me shpejtësi në rrjet një imazh, që ka tërhequr vëmendjen e disa mediave. Imazhi është një iluzion optik i krijuar nga një stilist ukrainas dhe personave që u shfaqet u “shitet” si një “stres-matës” i përpiktë.
Janë më miliona shpërndarje që imazhi ka marrë nëpër rrjetet sociale dhe pjesa më e madhe e atyre që e kanë përhapur këtë besojnë se iluzioni optik u mat vërtet nivelin e stresit. Si funksionon? Nëse personi që e sheh i duket një imazh i qetë, që nuk lëviz fare, atëherë ai është i qetë dhe i pangarkuar me stres. Por, nëse imazhi i duket sikur lëviz, atëherë në varësi të shpejtësisë me të cilën lëviz imazhi është edhe sasia e stresit. Pra, sa më shpejt që të lëvizë imazhi, aq më i stresuar është personi që e sheh.
Iluzionin në fjalë e morën edhe tabloidët britanikë dhe e paraqitën në artikujt e tyre si të mirëqënë si “stres-matës”. Mes atyre që e mori ishte edhe “DailyMail”, që tha gjithashtu se imazhi ishte krijuar nga një neurologjist japonez si formulë matëse e stresit.
Por, që të gjithë artikujt në fjalë u rrëzuan pas deklaratës së krijuesit të vërtetë të këtij iluzioni, ukrainasit Yurii Perepadia. Ai tha se pas iluzionit nuk qëndron asnjë bazë që të provojë se ai mund të shërbejë si matës i stresit, madje shtoi se ai u shfaqet njësoj të gjithë personave duke lëvizur ngadalë. Perepedia pranon se është frymëzuar nga profesori japonez i psikologjisë, Akioshi Kitaoka për të ndërtuar këtë iluzion, por këmbëngul se pas kësaj nuk qëndron asnjë “lojë me mendjen dhe shëndetin mendor”.
Menjëherë disa artikuj u fshinë, ndërsa të tjerë zgjodhën që të përditësojnë lajmin duke rrëfyer të vërtetën e vetme që qëndronte pas këtij iluzioni optik.