Aktualitet Imuniteti i Tahirit, Gramoz Ruçi firmos rendin e ditës së seancës plenare

Imuniteti i Tahirit, Gramoz Ruçi firmos rendin e ditës së seancës plenare

Çështja “Tahiri” do të jetë pikë e parë e rendit të ditës në seancës e së mërkurës. Në urdhrin e firmosur nga Gramoz Ruçi për shërbimin e seancave plenare, është kërkuar që të merren masat e menjëhershme për njoftimin e të gjithë deputetëve për rendin e ditës. Gjithashtu, në seancë pritet të miratohet edhe programi dhe kalendari i punimeve të Kuvendit.

U R D H Ë R O J:
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare më datë 25.10.2017, ora 10.00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 12.10.2017;
2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend;
3. Shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet
e Rënda në Tiranë, e depozituar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë me
shkresën nr. 9906, datë 19.10.2017 “Për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe
heqjen e lirisë së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zotit Saimir
Tahiri”, së bashku me relacionin përkatës të arsyetuar.
4. Njoftimi/miratimi i programit të punimeve të Kuvendit për periudhën në vijim;
5. Njoftimi/miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën në
vijim;
6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës
plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar
që do të shqyrtohet.