Aktualitet Imunologu Genc Sulҫebe: Koronavirusi do të zhduket gjatë verës, ja kur mund...

Imunologu Genc Sulҫebe: Koronavirusi do të zhduket gjatë verës, ja kur mund të rikthehet

I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila në RTV ORA, imunologu Genc Sulҫebe tha se koronavirusi mund të zhduket gjatë verës, por gjithashtu mund të rikthehet gjatë tetorit të ardhshëm.

Hila: A vepron ky virus si AIDS?

Sulҫebe: Në asnjë mënyrë, këto janë lajme të rreme. Ky është një virus që të vetmen gjë të përbashkët me Aids, e kanë se materialin gjenetik e kanë një ARN, por janë krejt të ndryshëm. Hiv-i, ARN e transformon dhe e fut brenda në qelizë AND, ndryshe koronavirusi, ai ka një ARN por nuk futet në AND në AND,dhe ky virus nuk dëmton imunitetin, gjë që e bën Aids.

Hila: A ka një aktivitet më të madh koronavirusi, sesa viruset e tjera?

Sulҫebe: Ky virus transmetohet nëpërmjet pështymës, nëpërmjet ajrit për një kohë të shkurtër, dhe në ambiente të ndryshme jeton për njëfarë kohe dhe neutralizohet. Ai ka një ngjitshmëri të ngjashme me virusin e gripit, por e ka disi më të shprehur. Një person i infektuar mund të infektojë 2.5 persona të tjerë.

Hila: A do i bie fuqia me ngrohjen e kohës?

Sulҫebe: Ka diskutime për këtë. Është një virus i ri, por nuk mund të themi 100% me siguri, por duke krahasuar me viruset e tjera, këto viruse japin sëmundje në periudhën e ftohtë, dhe në kohën e ngrohtë zhduket. Gjatë stinës në ngrohtë ky virus do të pakësohet, dhe do të jetë shumë më pak i ngjitshëm, duhet të zhduket jo plotësisht gjatë verës, por mund të ringjallet sërish nga tetori-nëntori.