Policia e Tiranës ka dhënë një informacion zyrtar mbi incidentin dramatik të ndodhur në Sheshin Skënderbej, ku një makinë u fut mes njerëzve, duke vënë në rrezik jetët e tyre me manovra të rrezikshme.
Policia e ka identifikuar autorin e ngjarjes si një 32-vjeçar, me inicialet A.M., i cili nga verifikimet që i janë bërë dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, këtij personi, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.
“Fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej”, duke rrezikuar seriozisht qytetarët”, tha Policia.