Dy infermiere italiane kanë gjetur mënyrën më të veçantë për t’iu dhënë mesazhe shprese pacientëve dhe kolegëve në spitalin e Rivolit në Torino.
Pasi përfunduan një turn rraskapitës përballë mijëra personave të prekur nga koronavirusi, dy infermieret u ulën në piano dhe kënduan këngën “Imagine” të John Lennon, një hit që është më shumë se aktual në ditët e sotme.
Ende me veshjen mbrojtëse dhe maskat infermierët kanë vendosur të dhurojnë një moment lumturie dhe shprese që ky makth i krijuar nga koronavirusi të përfundojë sa më shpejt.
Videoja u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale dhe bëri xhiron e tyre në pak orë. Ajo tashmë i dedikohet të gjithë personave që punojnë dhe atyre që vuajnë si dhe familjeve të tyre.