Instagram po fsheh numrin e pëlqimeve në postimet në disa vende, duke përfshirë Australinë dhe Japoninë, për të “hequr presionin” mbi përdoruesit. Kjo filloi të enjten dhe do të thotë që përdoruesit do të shohin vetëm një emër përdoruesi në një postim dh një tjetër poshtë postimit, ne vend të nurmit të pëlqimeve.
Ka shqetësime që platformat e mediave sociale mund të kontribuojnë në vetëvlerësim të ulët dhe ndjenjat negative tek të rinjtë. Instagram nisi një gjyq të ngjashëm në Kanada në maj dhe testi i ri po qarkullon në Australi, Zelandën e Re, Irlandë, Itali, Japoni dhe Brazil, njoftoi kompania për BBC.
“Shpresojmë që ky test do të largojë presionin se sa shumë i pëlqen një postim, kështu që ju mund të përqëndroheni në ndarjen e gjërave që doni”, tha në një deklaratë Mia Garlick, drejtuese e politikës së Facebook në Australi dhe Zelandë të Re. Qëllimi, shton ajo, është që përdoruesit të ndihen më pak të gjykuar dhe të shohin “nëse ky ndryshim mund të ndihmojë njerëzit të përqëndrohen më pak në pëlqimet dhe më shumë në tregimin e historisë së tyre”.
Instagram tha se testi nuk do të ndikojë në mjetet e matjes për bizneset. Dhe përdoruesit mund të shohin ende listën e njerëzve që kanë pëlqyer përmbajtjen e të tjerëve duke klikuar në të.