Instagrami është bërë një ndër rrjetet sociale më të preferuara për të rinjtë. Një studim i fundit nga organizata joqeveritare e cila mbron të drejtat e fëmijëve NSPCC, tregon se fëmijët e moshave 9-14 vjeç janë të pasigurt kur përdorin Instagramin.
Gjithashtu, ata bëjnë thirrje kompanive teknologjike se duhet të krijojnë rregulla për pornografinë dhe imazhe që përmbajnë akte dhunë, në mënyrë që të sigurojnë mirëqenien e fëmijëve.
Një shembull vjen nga Anglia, ku gjatë vitit të kaluar janë regjistruar më shumë se 5.000 raste të sulmeve kibernetike dhe Instagrami është metoda më e re për të mashtruar fëmijët me anë të internetit. Sipas policisë, numri i rasteve të trajtuara rritet çdo herë edhe më shumë.
Studimi tregoi se një e pesta e viktimave ishin nga mosha 12 deri në 14 vjeç.
“Këto shifra janë dëshmi e qartë se sa të rrezikuar janë fëmijët në rrjetët sociale,” tha Peter Wanless, shefi ekzekutiv i NSPCC.
Organizata bën thirrje autoriteteve të çdo shteti që të krijojnë një rregullator të detyrueshëm për sa i përket mirëqenies dhe sigurisë së fëmijëve në rrjetet sociale.
“Ne nuk mund të presim për tragjedinë e radhës, ndërkohë që kompanitë teknologjike mendohen të jenë aktive në këtë pjesë. Është jashtëzakonisht shqetësuese kur shikon që Instagrami, është kthyer një mjet i përditshëm për të rinjtë, por platforma nuk ka krijuar asnjë mbrojtje themelore për shërbimin që ofron,” shprehet Wanless.
Raporti tregoi se në mbarë botën ka pasur një rritje me 50 për qind në gjashtëmujorin e fundit për sa i përket denoncimeve për sulme kibernetike, që do të thotë se jo vetëm fëmijët, por dhe të rriturit janë gjithnjë e më të rrezikuar. Gjithashtu organizata shprehet se denoncimet nuk reflektojnë plotësisht situatën, pasi mendohet të ketë më shumë sulme seksuale sesa raportohen.
Gjithashtu, edhe organizata të tjera i bëjnë thirrje kompanive që kanë krijuar rrjetet sociale si Faceebook, Instagram dhe Snapchat të kontribuojnë në pjesën e sigurisë së fëmijëve në internet, pasi deri tani kanë qenë të dështuar./CNN/