Një grup grabitësish në Milano, të njohur si “hajdutët akrobat”, kanë kryer një seri plaçkitjesh ku në qendër të tyre ishin të famshmit. Këtë herë kanë përdorur një metodë të panjohur për të arritur tek grabitjet.
Grupi ka monitoruar të famshmit në Instagram dhe kanë arritur që me anë të fotove të publikuara prej tyre të gjenin pikat hyrëse në banesë, vendin kur rrinin, si dhe të gjitha lëvizjet që ata bënin.
Metoda e grabitjeve ka qenë shumë e sofistikuar, pasi edhe prokurorët që janë marrë me hetimin e kësaj çështje janë habitur. Midis viktimave të grupit të “hajdutëve akrobat” ishin prezantuesja e njohur Diletta Leotta dhe futbollisti i Inter, Achraf Hakimi.
Hetimet për të zbuluar grupi kishin disa muaj që ishin nisur, por arrestimi i parë u krye në Janar. Ndërkohë 3 persona të tjerë, pjesë e këtij grupi ranë në pranga gjatë kësaj jave.
Hetuesit bëjnë me dije se mes të arrestuarve është dhe një 17-vjeçar. Grabitja e parë ndodhi më 6 Qershor të vitit të kaluar, kur grupi vodhi sende në vlerë prej rreth 150,000 € nga Leotta, përfshirë stoli, çanta dore projektuese dhe orë Rolex.
Gjashtë muaj më vonë, në Dhjetor, pre e grabitjes ra Eleonora Incardona, një blogere. Ata vodhën nëntë çanta, dy rripa, vathë, gjerdan, byzylyk, portofol, valixhe dhe 1.000 €. Por grabitësit nuk janë ndalur me kaq, pasi dhe shumë të famshëm të tjerë kanë raportuar se banesat e tyre janë vjedhur.