Kuriozitete Ngrihet për herë të parë në këmbë pas 11 muajsh në shtrat

Ngrihet për herë të parë në këmbë pas 11 muajsh në shtrat

Jason Kelk, 49 vjeç, ishte shtruar në spital, në marsin e vitit të kaluar, i infektuar me koronavirus.

Kur sapo ishte shpallur pandemia në të gjithë botën, ai as që do ta kishte çuar ndërmend që do të qëndronte për një kohë të gjatë i shtruar në spital, por kur kanë kaluar 11 muaj, nga ajo kohë, Jason është ngritur për herë të parë nga shtrati.

Virusi i shkatërroi mushkëritë dhe veshkat, por Jason Kelk nuk u dorëzua kurrë.

Gruaja e tij, Sue Kelk shprehu krenarinë e saj kur e pa bashkëshortin këtë javë të ngritur në këmbë.

Në videot e postuara nga mediat britanike, Jason shihet teksa hedh hapat e tij të para i shoqëruar nga disa pjesëtarë të stafit. Ai është pacienti që ka qëndruar më gjatë i shtruar në spital në Britani për shkak të koronavirusit.