Bota Inteligjenca amerikane: Putin, synim të pushtojë pjesën më të madhe të Ukrainës

Inteligjenca amerikane: Putin, synim të pushtojë pjesën më të madhe të Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin ende dëshiron të pushtojë pjesën më të madhe të Ukrainës, besojnë agjencitë e inteligjencës amerikane.

Trupat e Moskës janë dobësuar aq shumë nga luftimet, megjithatë, zyrtarët amerikanë vlerësojnë se ato janë në gjendje të pushtojnë dalëngadalë territore të tjera.

Kjo do të thotë se lufta mund të zgjasë për një kohë të gjatë, thotë Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Avril Haines.

Sipas saj, Putin ka ende të njëjtat synime si ato që kishte në fillim të konfliktit, për të marrë pjesën më të madhe të Ukrainës. Ajo shtoi se Rusia nuk ka gjasa ta arrijë këtë qëllim së shpejti.

Në mars, Moska i ripërqendroi përpjekjet e saj për të pushtuar zonën e Donbasit të Ukrainës, pasi dështoi të pushtonte Kievin dhe qytete të tjera.

Që nga dështimi për të arritur qëllimin e saj fillestar për të pushtuar Kievin, Rusia është përqendruar në marrjen e territorit në rajonin lindor të Donbasit – një zonë e madhe industriale ku Putin pretendon në mënyrë të rreme Ukraina ka kryer një gjenocid kundër rusishtfolësve.

Forcat ruse kanë arritur përfitime atje, duke marrë së fundmi kontrollin e qytetit të Severodonetsk, por përparimi ka qenë i ngadaltë dhe forcat ukrainase kanë bërë rezistencë të fortë.