Bota Inteligjenca amerikane: Rusia ka gati listën e personave që do të vrasë...

Inteligjenca amerikane: Rusia ka gati listën e personave që do të vrasë në Ukrainë

Mediat amerikane raportojnë se zyrtarët e inteligjencës kanë marrë informacion se Rusia tashmë ka gati një listë me ukrainas që do të vrasë apo burgosë në rast të ndërhyrjes ushtarake dhe pushtimit të Ukrainës.

Ambasadori i SHBA në Gjenevë, në një letër drejtuar shefes së OKB për të drejtat e njeriut shkruan se pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të pasohet me tortura, zhdukje njerëzish etj.

Sipas ambasadorit, objektiv do të jenë disidentët rusë dhe bjellorusë që kanë fituar azil në Ukrainë, gazetarë, aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit LGBTQI.

“Në mënyrë të veçantë, ne kemi informacion të besueshëm që tregon se forcat ruse po krijojnë lista të ukrainasve të identifikuar për t’u vrarë ose dërguar në kampe pas një okupimi ushtarak”, shkruhet në letër.