Gjithmonë edhe më shumë po flitet për një largim të Interit dhe Milanit nga stadiumi mitik “San Siro”. Projekti është nisur prej një kohe të gjatë dhe plani rregullator i qytetit të Milanos jep hapësirë për manovra të ndryshme duke përfshirë rrënimin e “Giuseppe Meazza” dhe rindërtimin e një stadiumi të ri. Gazeta italiane “Sole 24”, dëshmon se si dy klubet nuk janë ndalur vetëm në fazën e idesë për këtë temë, por kanë filluar një proces nga i cili do të jetë e vështirë të kthehen pas dhe që si destinacion ka një stadium të ri në Milano.
Marrëveshje financiare
Nën presionin e AC Milan dhe Ivan Gazidis, të dy klubet kanë besuar bankën amerikane të biznesit, Goldman Sachs gjashtë muaj më parë, e cila do të ketë një pozitë të rëndësishme financiare në ndërtimin e stadiumit të ri. Inter dhe Milan kanë kërkuar që të studiojnë nga një këndvështrim operacional dhe financiar ndërtimin e stadiumit të ri në zonën aktuale të parkimit. Udhëtimi i bërë në SHBA nga Gazidis dhe Antonelli së bashku për t’u takuar me konsulentët e Goldman Sachs ditët e fundit dëshmon se si është gjetur një rrugë drejt qëndrueshmërisë për këtë projekt. Mund të jetë e dhimbshme për shumë nostaligjik të San Siro, por duhet që të fillojmë deri tani të përgatitetmi për një lamtumirë ndaj San Siro, pasi ora po afrohet gjithmonë edhe më shumë.