Interi e nisi këtë dekadë fuqishëm, duke fituar katër tituj nën drejtimin e José Mourinho-s. Megjithatë, që nga ajo kohë gjërat nuk kanë shkuar mirë për zikaltërit, duke qenë se kanë fituar vetëm një Kupë Italie. Pas një dekade paqëndrueshmërie, vetëm kohët e fundit, janë bërë një kërcënim i vërtetë për Juventusin. Vitet e fundit janë munduar që t’i afrohen sadopak ekipit fitues të sezonit 2009/110, i cili do të jetojë gjatë në kujtesën e besnikëve të Interit,
Duke i marrë të gjitha këto në konsideratë, në vijim është skuadra e dekadës së Interit…
Samir Handanović – Slloveni ka qenë i vetmi konstant për Interin gjatë gjithë dekadës, që nga momenti ardhjes së tij në 2012 nga Udinese. Shpesh i konsideruar në grupin e portierëve më të mirë në botë, Handanović ka luajtur mbi 300 ndeshje dhe është kapiteni aktual i klubit.
Maicon – I njohur për vrapimin nga krahu i djathtë dhe një këmbë të djathtë të mrekullueshme, Maicon u bë një nga të mbrojtësit më të mirë të futbollit botëror gjatë gjashtë viteve të tij në San Siro. Ai ishte, natyrisht, pjesë e asaj skuadre që i fitoi të gjitha.
Walter Samuel – I përshkruar nga Javier Zanetti si lojtari më i vështirë me të cilin ai ka luajtur, Samueli ishte një mbrojtës absolutisht shumë i fortë në pjesën mbrapa. Ai kaloi pothuajse 10 vite në Milano dhe luajti 236 ndeshje para se të transferohej te Bazel.
Lúcio – Braziliani formoi një nga bashkëpunimet më të frikshme me Samuelin, pasi ata ndihmuan Interin të fitonte 4 tituj në sezonin e tij të parë.
Javier Zanetti – Legjenda e ekipit. Ai ishte në fundin e karrierës në fillim të kësaj dekade, por nuk të mund të lihej jashtë kësaj liste. Aktulaisht është zv.president i klubit, pas 20 vitesh karrierë.
Esteban Cambiasso – Argjentinasi kaloi dhjetë vite mjaft të suksesshme në San Siro, duke fituar pesë tituj Serie A dhe një Ligë të Kampionëve. Shpesh lojtari kyç i mesfushës, Cambiasso ishte lojtar i një kalibri të lartë, duke luajtur 420 ndeshje për Interin.
Dejan Stanković – Njeriu i harruar në një ekip plot me yje, Stanković ishte një nga mesfushorët më punëtorë, i cili mund të luante pothuajse kudo në fushë. Ka shënuar disa gola fantastikë gjatë karrierës.
Wesley Sneijder– Ai ishte magjik në fushë dhe Interi i është borxhli për formën e treguar, që i dhuroi Interit atë sukses. Lojtari që dha më shumë asist në Ligën e Kampionëve 2009/10 dhe u votua si njeriu i ndeshjes në finale. Duhet të kishtë fituar Topin e Artë.
Mauro Icardi – Një nga lojtarët më kontrovers në historinë aktuale të Interit, Icardi është lojtari i vetëm në këtë skuadër i cili është ende në pronësi të Interit – i huazuar te PSG. Përpos skandaleve në jetën private, Icardi është një golashënues i klasit botëror, pasi ka shënuar 111 herë në 189 ndeshje në Serie A.
Diego Milito– Njeriu që i dhuroi Interit, Ligën e Kampioneve. Argjentinasi ishte mishërimi i një gjahtari – por nuk ishte aq krijues, për shkak të karrierës së tij disi të kushtëzuar nga dëmtimet. Sidoqoftë, ai ka lënë një kujtim të përhershëm në zemrat e tifozëve të Interit.
Samuel Eto’o – Një nga sulmuesit më të mirë të brezit të tij, Eto’o përfshihet në këtë formacion, edhe pse ka luajtur vetëm disa sezone me Interin. 53 golat e kamerunasit ndihmuan Interin që të fitonte titullin e Serie A, Ligën e Kampionëve dhe një Kupë Italie.