Aktualitet Parashikimi/ Si do të jetë moti javën e ardhshme në Shqipëri

Parashikimi/ Si do të jetë moti javën e ardhshme në Shqipëri

Java e ardhshme, do të dominohet nga mot i kthjellët me vranësira kalimtare. Përgjatë luginave, do të shfaqet mjegulla lokale në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Sipas Shërbimit Meteorologjik,  era, përgjithësisht do të ketë drejtim nga verilindja.

“Përkohësisht gjatë këtyre ditëve, do të fitojë shpejtësi. Zonat e erë më të fortë do të jenë ato bregdetare, lugina e Drinit dhe Alpet. Ndikimi i masave të ftohta, verilindore do të sjellë rënie temperaturash si në tabelë si dhe ngrica në rrugë në një pjesë të madhe të vendit”, njofton Shërbimi.