Sezoni i ardhshëm me shumë gjasa pritet ta gjejë Interin me një trajnerë të ri dhe të aftë për të luftuar për titullin kampion dhe kompetitive në arenën ndërkombëtare. Objektivi i Spaletit është ta mbajë skuadrën në katër vendet e para dhe vetëm një trofe në Ligën e Europës mund të shpëtonte stolin e tij, një gjë që shumë pak gjasa ka që të ndodhë.
Në këto kushte Inter ka disa kohë që po mendon për trajnerin e ri që do të marrë drejtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Janë tre trajnerë të mëdhenj dhe me peshë në arenën e futbollit europian, Antonio Konte, Masimo Alegri dhe Hoze Murinjo. Të tre janë trajnerë që mund ulen në stolin zikaltër janë të aftë ta ngrenë atë në një tjetër nivel në Europë dhe Itali, por që të tre kanë vështirsitë e tyre. Sipas një raporti të gazetës italiane, Calciomercato.com, emri më i mundshëm për të marrë drejtimin e Interit në verë është Antonio Konte.
Ky i fundit ka në avantazhin e tij për momentin tre pikë shumë të rëndësishme. Së pari dhe deri tani më i rëndësishmi ëhstë fakti që Konte ka një miqësi shumë të mirë me administratorin e Interit, Bepe Marota. Ky i fundit para 8 vitesh e afroi atë në krye të Juventusit dhe tashmë janë gati që të bashkohen në Milano te Inter. Së dyti Konte është një trajnerë që gjithmonë iu merr më të mirën lojtarëve të tij dhe nuk kërkon shpenzime shumë të mëdha në merkato. Një gjë të tillë ai e ka bërë me Juventusin dhe Çelsin që i ka rikthyer ekipe fituese dhe të njëjtën gjë mund të provojë të bëjë edhe te Inter. Dhe pika e tretë e fortë e Kontes është aftësia për ta ndërtuar ekipin fitues brenda një kohe të shkurtër, duke shkurtuar në maksimum kohën e përshtatjes që normalisht do të kërkonte çdo trajnerë tjetër.