Në dhjetor përfundon kontrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me shpresën se do të fitojë një tjetër titull kampion. Në moshën 38-vjeçare Zlatan Ibrahimovic ndihet më i fortë se kurrë dhe është i gatshëm për të rikthyer në Serinë A italiane.
Ai është 38 vjeç, por mbetet një nga lojtarët më të fortë dhe më të admiruar në planet. Zlatan Ibrahimoviç ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku pranoi se ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij: “Çfarë do të bëj? Kontrata më skadon në dhjetor, por nuk mendoj për këtë. Do të vlerësoj gjithçka me qetësi, me familjen time. A mund të tërhiqem? Le të shohim. Për të vazhduar, siç them unë, duhet të gjej diçka të veçantë, që mund ta mbajë zjarrin brenda meje të gjallë.
Interesim nga Italia? Atje kam momente të paharrueshme. Pavarësisht nga skuadra, unë dua të luftoj në maksimum. Nëse kthehem, do të doja të vija një bast për fitimin e titullit. Nuk po kërkoj ata që më besojnë vetëm pse jam Ibrahimovic. Unë nuk jam një kafshë kopshti zoologjik, që njerëzit shkojnë ta shohin. Ende mund të bëj ndryshimin”.
Ndërsa po pret të marrë një vendim për të ardhmen, “bomba” e suedezit lidhet me Napolin: “Më pëlqeu dokumentari i fundit kushtuar Maradonës, askush nuk është si ai. Këtu, duke parë dashurinë për atë qytet, pothuajse ndjehem sikur po provoj një përvojë në Napoli. Do të ishte fantastike të përsërisja atë që bëri Diego. Nuk po them se do të shkoj atje, vendimi përfundimtar do të varet nga aspekte të ndryshme, por është një mjedis që krijon entuziasëm. Me mua “San Paolo” do të ishte plot çdo fundjavë. Dhe pastaj, bashkë me Ancelotti, një trajner e njeri i shkëlqyeshëm.
Antonio Conte tek Interi? Nuk e njoh personalisht, por të gjithë thonë që japin 500% me atë, çdo ditë. Në këtë pikë jemi njësoj, do të shkonim mjaft mirë bashkë. Të dy besojmë te sakrifica, mënyra e vetme për sukses. Interi bëri një supergoditje me të si trajner. Juventusi? Mbetet ende pikë referimi në Itali, zikaltrit po rriten. Napoli ka nevojë për diçka më shumë, të tjerët janë pas. Milani? Një fatkeqësi, ka kaq shumë fjalë, por pak vepra. Ky nuk është klubi me të cilin janë të gjithë dashuruar, në Itali dhe në botë. Ndoshta sot ka njerëz të gabuar, që duhet të jenë në vende të tjera. Seria A? Emra të mëdhenj po kthehen aty dhe po e ndryshojnë mendimin e opinionit për kampionatin italian. Seria A mbetet më e vështira”.
Ibrahimovic ka fituar shumë në karrierën e tij, por në vitin 2009 u largua nga Interi, kur po fillonte një cikël të pabesueshëm fitoresh: “Unë e di që e keni fjalën për “tripletën”. Të gjithë do të dëshironin ta fitonin Ligën e Kampionëve, do të isha budalla nëse do të mendoja të kundërtën. Më mungon ky trofe dhe do të kishte qenë një çmim shtesë prestigjioz për mua, por në atë moment më duhej më shumë. Dhe unë mendova se Barça ishte zgjidhja më e mirë. Gabimi ndodhi kur u përpoqa të bëhesha si ata. Nuk kam keqardhje, vetëm kaq”.