Gjashtë vjet tek Inter, zero ndeshje dhe… dy kartonë të kuq. Tommaso Berni ndoshta nuk do të kalojë në histori si portieri më i madh i të gjitha kohëve, por pas ndeshës së fundit, ka përfunduar në librin e rekordeve. Portieri i tretë zikaltër, në Tardini ka marrë kartonin e dytë të kuq sezonal, pa vënë asnjëherë këmbën në fushë.
Në minutën e 68-të gjatë Parma-Inter me skuadrën e D’Aversa që kryesonte 1-0, Kulusevski zgjat bërrylin ndaj Barella e niset drejt Handanovic. Arbitri Maresca vazhdoi lojën e Berni nga pankina tërbohet dhe vë në “shënjestër” arbitrin e katërt: për arbitrin nga Napoli është karton i kuq. Nuk do të ishte lajm nëse për Bernin do të ishte hera e parë: Ai është nxjerrë me të kuqe edhe gjatë Inter-Cagliari si pasojë e protestave për kartonin e kuq të Lautaro Martinez. Në fund të ndeshjes, shtrëngimi i dorës nuk i pëlqeu Manganiello që i tregoi të kuqin: dy javë skualifikim.
Jo vetëm Berni. Nervozizmi në pankinë e sidomos mes shtyllave te Inter nuk ka kursyer as Daniele Padelli. Zëvendësi i Handanovic ka marrë kartonin e kuq nga pankina në Juventus Stadium gjatë ndeshjes së fundit, përpara ndalimit për shkak të pandemisë. Kështu, ajo e Bernit, përveç se u fut në histori, është edhe i kuqi i tretë i një portieri interist nga pankina në pak muaj. Berni, i cili u rrit mes Fiorentinës dhe të rinjve të Interit, është një veteran i stolit. Sezonin e fundit si titullar daton në vitin 2006 me Ternana në B. Që atëherë është aktivizuar me Lazio, Salernitana, Braga, Samp, Torino dhe më pas Inter: 33 ndeshje në 14 vjet, ku e fundit daton në 2012.