Sport Interi vendos objektivat për merkaton e Janarit, një mbrojtës dhe një mesfushorë...

Interi vendos objektivat për merkaton e Janarit, një mbrojtës dhe një mesfushorë për të kënaqur Conten

Edhe pse jemi dy muaj larg nga merkato e janarit, Interi është hedhur në treg për të afruar lojtarë në organikën e saj.

Drejtuesit zikaltër i kanë të qarta objektivat dhe janë vendosur në kërkim të një mesfushori dhe të një mbrojtësi krahu. Emrat që përfliten janë ato të Arutoro Vidal dhe Matteo Darmian,dy emra jo pak të njohur për Antonio Conte.

Mesfushorin kilian trajneri e ka stërvitur në kohën e Juventusit, ndërsa mbrojtësin e ka stërvitur në kombëtare dhe e ka shprehur prej kohësh admirimin e tij për të.

Në rast të finalizimit të këtyre dy operacioneve, drejtuesit e Interit do të bënin të buzëqeshte teknikun Conte i cili është shprehur disa herë që ka mungesa në organikë dhe i mungojnë alternativat.