Vendi i dytë në Serie A nuk është rastësi për Lazio-n e Simone Inzaghi-t, strategut që tashmë ka përfunduar në fokusin e Barcelonës. Në Spanjë raportojnë se katalanasit po prej disa kohësh po studiojnë teknikun italian të cilin e pëlqejnë për mënyrën sesi punon me skuadrën.
Simone Inzaghi pëlqehet edhe nga Juventus, ndërsa sezonin e kaluar ishte një ndër favoritët për t’u ulur në stolin e bardhezi.
Kontrata e trajnerit të Lazio-s skadon në qershorin e ardhshëm dhe nëse numri një i stolit të Barcelonës, Quique Setien nuk arrin objektivat, Inzaghi mund të marrë një ofertë konkrete nga spanjollët. 43-vjeçari, edhe pse pa bankinë luksi si Inter apo Juventus, ka qenë i jashtëzakonshëm në strategjinë e zëvendësimeve.
Plot 17 pikë janë fituar nga Lazio vetëm falë ndryshimeve që Simone Inzagi ka kryer në pjesën e dytë të ndeshjeve këtë sezon. Një veçori që ngre jo pak vlerat e italianit si trajner.