Bota Mbi 1.800 të vdekur nga koronavirusi/ Vdes drejtori i spitalit në Wuhan

Mbi 1.800 të vdekur nga koronavirusi/ Vdes drejtori i spitalit në Wuhan

Shkon në 1.874 numri i personave të vdekur nga koronavirusi, ndërsa të prekur janë 73.336 persona.

Liu Zhiming, drejtori i spitalit në Wuhan, aty ku është edhe qendra e shpërthimit të virusit të rrezikshëm, humbi jetën. Ai është drejtori i pari i një spitali që vdes si rezultat i koronavirusit.

Vdekja e tij shkaktoi debate të shumta ndaj qeverisë, të cilën e kritikojnë se nuk ka marrë masa serioze ndaj punonjësve në spital.

Sipas mediave në Kinë, doktorët dhe mjekët që humbin jetën teksa përpiqen të parandalojnë virusin, do të emërohen “dëshmorë”.

Ndërkohë, në total, numri i personave që janë përmirësuar ka shkuar në 12.921. Raportohet se numri i pacientëve në gjendje të rëndë ka rënë, ndërsa mendohet se ditët e ardhshme epidemia do të ngadalësohet.