Dy ditë pas oficerët e Drejtorisë së Antiterrorit dhe SHISH, dëbuan mbrëmjen e të shtunës diplomatët Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast ka ardhur dhe reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit.
Zëdhënësi i kësaj ministrie shprehet se Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur, pasi sipas tij, ajo në të cilën është tani nuk është e duhura sipas tij.
“Shqipëria ka bërë shumë gabime dhe ne ndjejmë se disa ngjarje në vendin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë. Në sugjerojmë që ata mos ti lidhin marrëdhëniet tona të mira me një vend të tretë.
Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe ajo në të cilën është tani nuk është e duhura”, shkruan në Twitter zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit.
Disa ditë më parë Ministria e Europës dhe punëve të Jashtme shqiptare i shpalli të padëshirueshëm dy diplomatët iranian, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre.