Prej 2017-s, Erinda Ballanca u bë një personazh i njohur publik pasi u vendos në krye të institucionit të Avokatit të Popullit. Por në emisionin “Soirée”, Erinda foli për jetën e saj personale, të qenit një grua e pavarur dhe pa një mashkull në krahë.
Prej mbi 12 vitesh ajo është ndarë nga ish-bashkëshorti Andi Bushati dhe tregon se kjo fazë për të s’ka qenë aspak e lehtë.
“Kam mbi 12 vjet që jam vetëm dhe e ndjej që njeriu është më mirë të ketë një person me të cilin të trajtojë çështjet e jetës, jo të jetë e varur nga një mashkull. Kur unë kam pasur një partner kam qenë shumë më mirë, për shumë çështje. Më duhet të them, më vjen dhe pak për të qeshur kur e mendoj, që në momentin që jam ndarë kuptova se nuk dija të jetoja më vetëm.
Më dukej sikur nuk dija të bëja asgjë. Sepse isha mësuar të isha me dikë.
Por çdo gjë rimerret, sepse jeta është e bukur në mënyrat e saj. Do të doja ta kisha një mashkull në krah, por të ishte ai i duhuri”, tregoi Erinda Ballanca.